Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban tha nga Korça se procesi i integrimit në BE bazohet në meritat personale të vendit kandidat. “Zgjedhjet europarlamentare janë një proces natyral dhe kjo nuk duhet ngatërruar me ecurinë e vendeve kandidate, këto janë mekanizma që funksionojnë në mënyrë paralele. Kjo varet shumë nga përgatitja e vendit kandidat, sa shpejt do i kalojë këto etapa që i paraprijnë në procesin e integrimit.