Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta takoi këtë të hënë ambasadorin ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov, për t’i shprehur mbështetjen e Shqipërisë. Meta, në një deklaratë për mediet pas takimit që u zhvillua në ambasadën e Ukrainës theksoi se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Ukrainës, që për të pestën ditë radhazi po përballet me agresionin rus.