Top Channel/ Ambasada shqiptare në Greqi thyen rekord në shërbimin ndaj emigrantëve
17/05/2021 19:17

Mbas shkarkimeve të bujshme të gati dy viteve më parë, ku i gjithë stafi i ambasadës tonë në Athinë u shkarkua me urdhër të kryeministrit Rama, për performancë të dobët dhe korrupsion të lartë, duket se tashmë Ambasada Shqiptare në Greqi ka thyer çdo rekord në shërbimin ndaj bashkudhëtarëve tanë që jetojnë në Greqi. Pavarësisht pandemisë dhe mbylljes së Greqisë, ky institucion ka punuar normalisht, duke operuar me orar të zgjatur, madje edhe 24 orë në 24, për të përballuar fluksin e kërkesave të emigrantëve për karta identiteti, pasaporta biometrike, si dhe dhjetëra shërbime të ndryshme konsullore. Më shumë 83.000 veprime dhe mbi 57.000 pasaporta biometrike janë shpërndarë me postë brenda këtij viti në ambasadën shqiptare në Athinë, ndërsa për herë të parë emigrantët tanë që jetojnë në Greqi mund të zgjedhin vetë ditën dhe orën për të marrë shërbimet nga ky institucion, ndërsa falë rubrikës “ju pyesni konsulli përgjigjet” qindra emigrantë marrin asistencë falas nëpërmjet shërbimeve on line dhe shërbimit telefonik të ambasadës. Vetë emigrantët shprehen të kënaqur nga shërbimi që iu jepet. Tashmë aplikimet për dokumenta kryhen brenda 24 orëve, ndërsa e gjithë procedura kryhet brenda pak minutave.

Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01