Pas heshtjes se djeshme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përshëndeti sot vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit parlamentar demokrat, liderin historik të partisë së tij Sali Berisha. “Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara”, thuhet ne deklaratën e saj.