Ambasada amerikane në Prishtinë e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Në një reagim për mediat në Kosovë, një zëdhënës i ambasadës theksoi megjithatë se çdo ndryshim që prek komunitetin serb duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e tyre.