Rreth 170 alpinistë dhe pasionantë të ngjitjeve malore iu ngjitën këtë fundjavë majave të Thethit në Shkodër. Ngjitja dimërore, e organizuar nga Federata Shqiptare e Alpinizmit, mblodhi 16 ekipe nga e gjithë Shqipëria, të cilat sfiduan majat “Binjake” të Thethit jo vetëm për adrenalinën e alpinizmit, por edhe për të promovuar bukuritë e rralla të turizmit malor.