Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd tha nga takimi elektoral në Patos se interesi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten kundër amerikanëve që e shpallën “non grata”. Teksa prezantoi kandidatin e tij në Patos, Alibeaj pati një mesazh për demokratët që mbështesin sot Berishën duke i pyetur: ‘Kaq shpejt i harruat lotët kur mbetët rrugëve në 2013’. Sipas tij, Berisha po i çon demokratët te Partia e Lirisë për të forcuar Ilir Metën, i cili më pas do të bëjë pazar me Edi Ramën.