Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, deklaroi se ministrat dhe funksionarët e partisë që udhëheq ai, kanë dhënë dorëheqje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se vendimi për dorëheqje është marrë duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do t’i votonte ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim largohet nga Qeveria.