Top Channel/ Aleanca ushtarake tërbon Vuçiç, i kthehen ashpër Kosova e Kroacia
20/03/2025 19:52

Kosova dhe Kroacia i përgjigjen ashpër Serbisë për marrëveshjen ushtarake mes tre vendeve, Tiranë-Prishtinë-Zagreb, që Aleksandër Vucic e quajti “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe tha se do ta pengojë, pasi sipas tij, cenon stabilitetin në rajon. “Është situatë e vështirë për ne, por e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq të fuqishëm”, tha Vuçiç, duke shtuar se e ka ngritur këtë çështje edhe në takimin me shefin e NATO-s, Mark Rutte. Prishtina zyrtare dënoi si tejet agresiv reagimin e Serbisë. Për Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklarata e Beogradit është jo vetëm kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”. Edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviçit iu përgjigj deklaratës së presidentit Vuçiç, duke thënë se marrëveshja nuk ka natyrë armiqësore. “Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ne krijuam një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Nuk është i një natyre armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë, dhe as NATO-n”, u shpreh Plenkoviç. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë përshkallëzuar vitet e fundit dhe Prishtina e ka fajësuar Beogradin se qëndron prapa një sërë sulmesh në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës/ Një hap pranë Botërorit, bota do e njohë si finaliste
31/03 12:46
Top News- Deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë/ Në ‘filtër’ dhe mjekët, masa ndaj vonesave ose…
31/03 11:13
Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13
Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28