Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-zyrtares Alda Klosi për zbutje të masës së sigurisë dhe vendosi ta lejë në burg. Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Alda Klosit, ish drejtoreshë e koncesioneve dhe ish drejtoreshë e kabinetit të ish ministrit Arben Ahmetaj për të lënë ambientet e paraburgimit.