Kënga “Duje” elektrizoi mbrëmë skenën e madhe të Liverpul, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi përcollën emocione drithëruese, duke i siguruar Shqipërisë një vend në finalen e madhe në Eurovizion. Me performancën dhe zërin e veçantë, Albina Kelmendi e shoqëruar nga familaja e saj arriti të kualifikohet e para në finalen e madhe.