Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi të mërkurën ka denoncuar ndryshimin e bravës së zyrës së Lidhjes Demokratike të Gruas në selinë e PD-së. Ajo akuzoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën si njeriun që ka urdhëruar ndryshimin e tyre, me qëllim pengimin e punës së Komisionit të Rithemelimit të PD-së. Përpara gazetarëve Vokshi tha se deputeti Lulzim Basha ka shpërthyer dyert dhe ka zëvendësuar bravat. Ajo theksoi se në këtë zyrë ka materiale që i përkasin kësaj organizate, e cila nuk varet nga lidershipi i Partisë Demokratike, pasi është një organizatë partnere. Vokshi e konsideroi një veprim të tillë si anti-statutor dhe të dënueshëm penalisht.