Top Channel/ Alarmohen fermerët në Kroaci, ujqërit sulmojnë çdo ditë bagëtitë e tyre
24/06/2021 22:41

Të dëshpëruar, fermerët kroatë thonë se ujqërit po zhdukin bagëtitë e tyre. Imazhet e kufomave të deleve të përgjakura janë shpërndarë në mediat sociale, duke tronditur qytetarët. Fermerët kërkojnë mbrojtje nga kafshët e rrezikshme grabitqare. Pothuajse 3.000 gjedhë, kryesisht dele u vranë ose u plagosën nga ujqërit vitin e kaluar. “Ata janë kudo, janë të patrembur dhe njerëzit nuk dinë si të mbrojnë veten e tyre”, thotë një banor. Gjallesat e egra janë të mbrojtura me ligj që nga viti 1995, kur ishin në prag të zhdukjes. Ligji mbështetet fuqimisht nga grupet e mbrojtjes së kafshëve. Rreth 160 ujqër enden në zona pak të populluara nga bregdeti i Adriatikut deri në malet, në kufij me Slloveninë dhe Bosnjën, shprehet Ministria e Ekonomisë. Por fermerët dhe gjuetarët thonë se shifra e vërtetë është rreth 300. Shumë, thonë ata, për habitatin prej 25.000 kilometrash katrorë. Situata është akoma më e komplikuar nga prania e ujqërve hibrid. “Hibridet janë një problem i madh, ata janë të patrembur, u mungon instinkti natyror i gjuetisë dhe shkojnë për një pre më të lehtë. Kjo do të thotë më shumë pre dele sesa derra të egër ose drerë”, shpjegon një gjuetar. Gjuetari thotë se disa vendas i edukuan ujqërit për pasion, gjatë luftës për pavarësi në Kroaci, në vitet ‘90 dhe tashmë qytetarët vuajnë pasojat. Josip Kusak nga Universiteti i Zagrebit thekson, se popullatat hibride shpërthejnë kur ujqërit meshkuj vriten, duke detyruar femrat të çiftëzohen me qen endacakë. Ai thotë se të gjithë hibridet, që sipas tij mund të përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë aktuale të ujqërve, duhet të vriten dhe më pas të rivendoset një kuotë tërheqëse. Ekspertët dhe grupet e mbrojtjes së kafshëve thonë se fermerët mund të pengojnë sulmet me rrethim elektrik më të mirë, duke mbledhur kafshët e tyre natën dhe duke i monitoruar ato gjatë ditës.

Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41