Ekziston një rrezik i madh për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit, dhe alarmin e japin shërbimet inteligjete të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. Afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave perëndimore po afrohet shpejt, megjithatë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e hapi një dritare shprese: talebanët sipas tij, janë angazhuar t`i lejojnë largimin amerikanëve dhe afganë të rrezikuar edhe pas kësaj date.