Alarm në lagjen Kipseli të Athinës. Një person me origjinë nga Shqipëria ka qëlluar me çifte nga ballkoni i banesës së tij në rrugën Efesou. Dyshohet se gjithçka ndodhi prej një sherri në familje. Falë ndërhyrjes së policisë u bë i mundur arrestimi i shqiptarit, i cili u bind të dorëzohet.