Pas caktimit të masës “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Elbasanit për një nga autorët, të dyshuar se kanë përdhunuar një 31-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka reaguar avokati i tij. Avokati i të akuzuarit Rexhep Balla, Elis Kovaçi, tha se në seancë janë shqyrtuar pamjet filmike nga vendi i punës, ku sipas tij rezulton që R. Balla nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.