A është manipuluar vota e diasporës përmes patronazhimit? Komisioneri Ilirjan Celibashi i dha përgjigje shqetësimit të demokratëve të cilët nuk e fshehin habinë sesi nga kutitë e diasporës se Greqisë u prodhua një mbështetje 95% për Partinë Socialiste. “Ato janë mbushur në mënyrë rastësore nga stafi i KQZ, nuk i përkasin një zone zgjedhore të caktuar”-u shpreh Celibashi. Demokratët shpresojnë që përmes parregullsive që kanë konstatuar në votimin dhe numërimin nga jashtë të shpallin rezultatin e zgjedhjeve si të pavlefshëm. Por kreu i KQZ është i bindur për integretin e procesit.