Edhe pse nuk e vë aspak në dyshim sinqeritetin e doktor Berishës se gara për primaret duhet të jetë e drejtë, e hapur dhe e pastër, njëri prej 5 kandidatëve të primareve në Fier, avokati Ermal Hamataj deklaron se ka konstatuar se ky proces nuk është i tillë. Të paktën në Fier, Hamataj e ka cilësuar procesin as të drejtë, as të hapur dhe as të pastër. Sipas tij, këto zgjedhje kanë kandidat të favorizuar.