Si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës, disa rrugë dhe zona të Qarkut Dibër po përballen me probleme të qarkullimit dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Më të prekura janë disa fshatra në njësitë administrative Lurë, Bulqizë dhe Klos, ku rrëshqitjet e dheut dhe akulli kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik. Në Bashkinë Bulqizë, trashësia e dëborës ka krijuar akull në të gjitha rrugët e qytetit dhe njësive administrative. Mjetet borepastruese dhe punonjësit e bashkisë po vazhdojnë hedhjen e kripës për normalizimin e qarkullimit, por aksesi Qytet i Vjetër – Qytet i Ri tek terminali mbetet i pakalueshëm për automjetet dhe këmbësorët.