Një grup protestuesish kanë hyrë në seancën plenare të Kuvendit këtë të enje. Ata shpalosën një baner për votën e diasporës ku shkruhej “Dua të votoj në 2025 nga Diaspora” dhe më pas qetësisht hodhën letra brenda sallës. Protestuesit u larguan nga punonjësit e Kuvendit.