IMT dhe Policia Bashkiake Vlorë kanë vijuar këtë të mërkurë aksionin për lirimin e hapësirave publike, i cili aktualisht është përqendruar në zonën e rrugës Transballkanike. Sipas informacioneve zyrtare, deri më tani janë hequr 251 struktura të ndryshme, që nga momenti i nisjes së operacionit, i cili fillimisht u shtri në Lungomare dhe më pas në zona të tjera të qytetit të Vlorës.