Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, që morën pjesë në dy aksionet e fundit që u zhvilluan në këtë qytet ku u goditë një rast i armëmbajtjes pa leje dhe minave me telekomandë. Ministri vlerësoi punën e efektivëve ndërsa theksoi se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar. Ai kërkoi gjithashtu angazhim të lartë nga ana e të gjithë strukturave në luftën kundër krimit.