Çmimi i aksioneve të Apple ra me mbi 4 për qind të premten, pasi kompania amerikane e teknologjisë shumëkombëshe pësoi rënie në shitjet e iPhone, Mac dhe iPad gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Çmimi i aksioneve të Apple ra deri në 183,25 dollarë për aksion, një humbje ditore prej 4,1% pas mbylljes së seancës së një dite më parë me 191,17 dollarë për aksion.