Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, është duke u zhvilluar aksion për dyshimet e keqpërdorimit me rezervat shtetërore. Deri më tani mësohet se dy persona janë arrestuar të përfshirë në këtë rast. Po ashtu, aksioni po zhvillohet edhe në banesën dhe lokalin e një biznesmeni që dyshohet se është i përfshirë. Dyshohet se bëhet fjalë për “Aferën Vaji” të raportuar nga mediat kosovare.