Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë në zonën e Malësisë se Madhe këtë të enjte. Në një konferencë të përbashkët për shtyp u njoftua finalizimi i operacionit “Bjeshkët”, kundër bimëve narkotike në territorin e Malësisë së Madhe, në kufirin me Malin e Zi.