5700 bimë kanabisi u asgjesuan nga policia e Lezhës këtë të premte. Droga ishte mbjellë në një zonë të shpyllëzuar në fshatin Zimaj, ndërsa u zbulua gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu. Ndërkohë pas veprimeve hetimore, agjentët e antidrogës mundën të identifikojnë dhe të arrestojnë autorin e dyshuar.