Afro 1500 bimë kanabisi u shkatërruan nga policia gjatë dy operacioneve të ndryshme të zhvilluara në Krujë e Elbasan. Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit “territor I pastër”, uniformat blu asgjesuan në fshatin Bruz Mali në Krujë 1492 bimë narkotike. Ndërkohë në Elbasan agjentët e antidrogës arrestuan 2 persona dhe shpallën në kërkim një 40-vjeçar nga Kruja pasi dyshohet se kultivuan 80 rrënjë kanabisi në fshatin Seltë.