Policia e Elbasanit zhvilloi një megaoperacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Forca të shumta policie zbarkuan në të gjithë qarkun e Elbasanit duke ushtruar kontrolle në 15 banesa ndërkohë që një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u sekuestrua në Peqin.