Është aksidentuar në gjendje të rëndë punëtori i një guroreje në Kolonjë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në guroren e fshatit Vodicë dhe i dëmtuari Roland Dokollari rreth 40 vjeç, ka marrë plagë të rënda dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Të plagosurin mësohet se e ka zënë poshtë transportieri gjatë punës.