Qerim dhe Luis Malka, janë dy të arrestuarit për aksidentin e mbrëmshëm në fshatin Suk të Roskovecit, ku humbi jetën një coban dhe u plagos një tjetër. Dy të rinjtë janë drejtuesit e dy automjeteve tip mercedez benz që u përplasën mbrëmjen e djeshme duke marrë përpara edhe 31 krerë bagëti të imëta.