Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë e përplasjes është plagosur pasagjerja që po udhëtonte me viktimën. Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes së dy makinave, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.