Një 28-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Lushnjë. I riu ishte duke lëvizur me një motomjet në fshatin Ngurrëz kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar. Si pasojë e goditjes së fortë, 28-vjeçar humbi jetën në vend.