Dy persona kanë përfunduar në spital ndërsa disa të tjerë janë dëmtuar lehtë nga aksidentet e pazakonta që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në pedonalen “28 Nentori” në Shkodër. Kjo rruge muzeale, e njohur për gjelbërimin me pemën e blirit, sot në mëngjes u kthye në burim aksidentesh me biçikleta.