Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë në rrugë. E plagosura humbi jetën rrugës për spital. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.