Pesë persona kanë mbetur të vdekur pas aksidentit të një autobusi në Gjermani. Aksidenti ka ndodhur në autostradën A9 pranë Leipzigut rreth orës 09:45 dhe kur autobusi i nisur nga Berlini për në Zvicër doli nga rruga. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë. Helikopterët e shpëtimit dhe ambulancat shkuan në vendngjarje. Në autobus ndodheshin 53 pasagjerë dhe 2 shoferë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Pamjet: AFP