Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër/ Shpëtoi mrekullisht 19-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja e saj te Trauma Një 19-vjeçare shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit ku humbën jetën tre të rinj. Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj mëson se e reja ndodhet në observimin e Urgjencës. Aktualisht gjendja e saj është stabël, por mbahet në monitorim nga ekipi mjekësor, për shkak se është politraumë dhe nuk mund të thuhet ende nëse e ka kaluar rrezikun për jetën.