Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellare në afërsi të urës së Drinit të Zi në Gjoricë. Dy makina janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, siç raporton korrespondenti i Top Channel, Dërfim Karaj.