Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Toyota. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni. Dy persona kane mbetur të lënduar, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.