Top Channel/ Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete, devijohet trafiku
06/06/2025 09:29
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës.
Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes.