Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Lushnjë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjës ku po merr ndihmën e parë. Policia e cila ndodhet në vendngjarje nga hetimet e para dyshon se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së rrugës nga ana e drejtuesit të automjetit.