Një mjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës pak minuta pas mesnatës. Makina drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës. Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. Sipas policisë në vend ngjarje dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor.