Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i “Pirajve”. Gazetarja Brixhilda Deda, bën me dije se një automjet i drejtuar nga 29-vjeçari Gjoke Gjokhilaj, ka dalë nga rruga dhe makina ka përfunduar e përmbysur në një parcelë. Si pasojë, ka mbetur i plagosur i riu dhe pasagjerja që ndodhej në automjet me të.