Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë të shtunë në fshatin Balldren të Lezhës. Nga përplasja e fortë, njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një parcelë. “Benz-i” po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës, kur dyshohet se makina tjetër i ka prerë rrugën, në përpjekje për t’u futur në pikën e karburantit aty pranë. Drejtuesi i mjetit dhe njëra nga pasagjeret kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Gazetarja Brixhilda Deda raporton se shoferi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për pasojë është dërguar drejt spitalit të Tiranës.