Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Unazën Jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.