Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një automjet është përplasur me një motocikletë. Ngjarja rrugore ndodhi pranë mbikalimit për në Shkozet, në autostradën Durrës-Tiranë. Pas përplasjes me mjetin e tipit Volkswagen Golf, motori ka përfunduar jashtë rruge.