Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit. Një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha. Paraprakisht mësohet se e aksidentuara është një e moshuar, që ndodhet në gjendje të rëndë. Ajo është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit, një i ri, është ndaluar nga policia.