Në aksident ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjes e Re me Lagjen e Vjetër të Bulqizës. Saktësisht aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e dy lagjeve ku një makinë tip fuoristradë është përplasur me një furgon. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Kryqëzimi i këtij segmenti shpesh herë është bërë burim aksidentesh për shkak të shpejtësisë së madhe, por jo vetëm edhe mungesës së sinjalistikës.