Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 9-20 minuta të ditës së sotme përgjatë autostradës Fier–Vlorë, në zonën e fshatit Panaja. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, për shkak se është ditë pushimi dhe shumë automjete udhëtojnë drejt jugut për në plazhe. Në vendngjarje ka mbërritur policia e Vlorës, e cila po punon për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.