Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e cila shënon edhe ditën e parë të këtij viti, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.