Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”. Aksidenti i trefishtë ku janë përplasur një kamion, 2 motorë me drejtues kroatë dhe një foristradë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, dy prej tyre janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, pasi gjendje shëndetësore është e rëndë. Autostrada nga Miloti deri tek mbikalimi i Milotit, është bllokuar, ndërsa automjetet janë devijuar nga aksi i vjetër.